Tre shkupjanë përfundojnë në paraburgim në Kosovë

1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën nga një muaj paraburgim ndaj tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe tre shtetasve kosovarë, të cilët akuzohen për veprat penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara, falsifikimi i parasë dhe shpëlarja e parave.

Bëhet fjalë për personat me inicialet B.A., SH.A. dhe A.A. nga Shkupi – Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe S.R., M.K. dhe H.D. nga Paldenica – Komuna e Hanit të Elezit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

“A po e përdorë Kaderin kundër Santianës, Albës dhe Bucit?”, Përgjigjet Alby

Story i radhës

Automjeti përplas punonjësin e Policisë ndërsa kalonte në vijat e bardha, niset menjëherë drejt spitalit. Shoqërohet në Komisariat shoferi

Të fundit nga