Nga Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari kanë njoftuar se dje kanë kryer kontrolle në disa lokacione në Kavadar. Nga atje bëjnë të ditur se tre restornate dhe një mishtore janë gjobitur për shitjen e ushqimeve të pasigurta dhe moskryerjen e kontrollit sanitar.
“Kontrolle të jashtëzakonshme janë kryer edhe në Kavadar.
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë kësaj jave kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese te operatorët ushqimorë në Kavadar. Mospërputhje u konstatuan në tre restorante dhe një mishtore, të cilat u gjobitën për shitjen e ushqimeve të pasigurta dhe për moskryerjen e kontrollit sanitar për punonjësit.
Gjobat e shqiptuara variojnë nga 600 deri në 3 mijë euro në kundërvlerë në denarë për personat juridikë, varësisht nga madhësia e subjektit, dhe 400 dhe 500 euro në kundër vlerë të denarit për personat përgjegjës në personat juridikë.
Janë asgjësuar 87 kilogramë ushqime të pasigurta (mish, produkte të ngrira, peshk të ngrirë)”, bëjnë të ditur nga Agjencia për Ushqim dhe Veterniari.
Burimi: tv21