Tre raste të reja me ethet e derrave afrikane në rajonin e Kumanovës

1 minut lexim

Javën e kaluar në rajonin e gjerë të Kumanovës janë regjistruar tre raste të reja të ethet e derrave afrikane, njoftojnë sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Sipas të dhënave të Agjencisë, raste të reja të sëmundjes së derrave ka në fshatin Arbanashko të komunës së Staro Nagoriçanit dhe në Kumanovë në fshatin Lubodrag dhe vendbanimin Karposh.

“Analizat në Umin Dol, Novosellë dhe Lubodrag kanë treguar se virusi qarkullon në Kumanovë. Ndalimi për therjen e kafshëve është ende në fuqi”, njoftojnë nga AUV.

Situata me sëmundjen e derrave në fshatin e Kumanovës, Konjare e Poshtme është nën kontroll. Aty u zbatua masa e shpopullimit për derrat në fermën ku u konfirmua sëmundja.

Derrat e vrarë u hoqën në mënyrë të padëmshme dhe u krye dezinfektimi. Në territorin e shtetit nga 27 korriku deri më 5 tetor, këtë vit janë asgjësuar 3.346 derra.

Story i mëparshëm

Ukraina publikon bilancin e viktimave nga sulmet ajrore ruse: Të paktën 11 të vrarë dhe 89 të plagosur

Story i radhës

Spasovski takohet me drejtorin e Përgjithshëm të IOM-it

Të fundit nga