tre persona te lenduar si pasoje e sulmeve ruse me drone ne odesa 67ffd680a3f4f

Tre persona të lënduar si pasojë e sulmeve ruse me dronë në Odesa

April 16, 2025
1 minut lexim

Rusia ka vazhduar sulmet në Ukrainë. Të paktën tre persona janë lënduar në qytetin bregdetar të Odesës në Detin e Zi nga një sulm me dron. Sulmi ka shkaktuar zjarr në një numër objektesh banesore dhe ka shkaktuar dëme të tjera në infrastrukturë, si dhe në bizneset përreth.

Të martën, këtë qytet e ka vizituar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bashkë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Rutte ka shprehur përkrahjen e tij për përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, pavarësisht, siç ka thënë, sfidave të bisedimeve me Ukrainën dhe Rusinë.

Rutte ka shtuar se edhe anëtarë të tjerë të Aleancës, përfshirë përpjekjet e Francës dhe Britanisë, kanë dëshirë dhe janë të gatshëm të marrin më shumë përgjegjësi në ndihmën për arritjen e paqes, atëherë kur të vijë koha.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar se garancionet për sigurinë në Detin e Zi, veçanërisht çështja e prezencës së forcave ushtarake, për momentin po diskutohet në Turqi në kuadër të ‘Koalicionit të Vullnetit’. Zelensky ka thënë gjithashtu se Rusia nuk ka pajtueshmëri me iniciativën e SHBA-së për armëpushim të pakushtëzuar. Zelensky ka folur edhe për bisedimet për marrëveshjen e mineraleve me SHBA-të. Ai ka thënë se bisedimet kanë vazhduar dhe ishin pozitive, dhe se ato do të vazhdojnë në nivele të ndryshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

google perballet me padi prej 5 miliarde paundesh ne mbreterine e bashkuar 67ffd3e965c70
Story i mëparshëm

Google përballet me padi prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar

150 euro per nje vendim ngrihet aktakuze ndaj nje zyrtari ne gjakove 67ffd73244cc7
Story i radhës

“150 euro për një vendim”, ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari në Gjakovë

Të fundit nga

ShkoLartë