Trepça e Mitrovicës ka marrë tre pikë domethënëse në Ferizaj.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tre penallti, Trepça ’89 trondit Ferizajn!
Në minutën e 14-të, Ramush Ramadani dështon nga penalltia, gjuajtjen e tij e pret portieri mitrovicas.
Në minutën e 24-të, Albion Pllana i vetmuar e parabolën portierin ferizajas, 0:1.
Matej Panadiç në minutën e 63-të nga penalltia ka barazuar rezultatin 1:1.
Mitrovicasit shënuan dy gola të shpejt në minutën e 71-të e 72-të, sidomos goli i tretë ishte eurogol nga rreth 17-18 metra në këndin e epërm të majtë.
Fatty shënoi në minutën e 71-të dhe Amewar Lorba (72’).
Në minutën e 86-të, Astrit Fazliu i Ferizajt, ka realizuar nga penalltia për 2:3.
Trepça ’89 ngritet në vend të shtatë me 18 pikë dhe Ferizaj është në të dhjetin me 12 sosh.