Tre nga të lënduarit në Koçan janë lëshuar nga spitalet në Plovdiv dhe Varnë

April 11, 2025
1 minut lexim

Sofje, 11 prill – Tre nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në spitale në Plovdiv dhe Varna janë lëshuar për mjekim shtëpiak, njofton BTA.

Një nga pacientët u hospitalizua në Spitalin universitar “Shën Gjorgji” në Plovdiv, ndërsa dy në Akademinë ushtarako-mjekësore në Varna.

Në spitalin në Varna për mjekim mbetet edhe një pacient, ndërsa në spitalin e Sofjes “Pirogov” edhe katër të lënduar tjerë.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan jetën e kanë humbur 61 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. Disa nga të lënduarit janë dërguar për mjekim në vende tjera. Në Bullgari janë hospitalizuar 15 të lënduar – prej tyre tetë në spitalin “Pirogov”, ndërsa të tjerët në spitalet në Plovdiv dhe në Varna.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Në Spitalin e Gostivarit këtë vit janë investuar 12 milionë denarë, vihet në përdorim Reparti i rikonstruktuar për mjekësi interne

Story i radhës

“Shqipëria është grua”/ Rama: 56% e zgjedhësve në rang vendi janë vajza e gra!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë