Tre muaj lista e pritjes për operacione në Neurokirurgji

November 6, 2023
min lexim

Lista e pritjes për operacione në Klinikën e Neurokirurgjisë është deri në tre muaj por që ky kjo listë do të evitohej po të funksionohej salla e dytë operative. Kështu ka thënë drejtori i kësaj klinike, Besnik Elshani.

Sipas Elshanit, pacientët me hernia diskale që kurohet pa pasur nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale, i prijnë kësaj liste. Thotë se për uljen e numrit të kësaj liste, varen edhe operacionet tjera traumatike.  

Ai thotë se kjo listë do të shkurtohej por të ekzistonin dy salla operative.

“Aktualisht kemi, gjithsesi që kemi. Është fjala për hernie diskale (pa ndërhyrje kirurgjikale), pacientët fatkeqësisht presin dhe kjo listë varet gjithsesi nga numri i operacioneve tjera traumatike të cilat zhvillohen në kuadër të muajve. Prandaj, kjo listë kishte me u zhduk fare në momentin kur do të kishim dy salla operative”, thotë Elshani për EO.

Për pacientët që u rrezikohet jeta, Elshani thotë se ndërhyjnë edhe gjatë kujdestarive. Për këtë, këmbëngul që t’i kenë dy salla të operacioneve.

“Lista është mjaftë e gjatë, pacientë presin dikund dy deri në tre muaj, varësisht nga momenti se si zhvillohen operacionet tjera. Një dhimbje e boshtit kurrizor e cila mund të keqësohet, që mund të ketë pasoja tjera në kuptimin e deficitive neurokirurgjike, është goxha e gjatë, prandaj assesi ka raste që me të vërtetë bëhen urgjente ne duhet të intervenojmë e që e zakonisht e bëjmë edhe gjatë procedurës së kujdestarive, pra tek ne edhe këto raste operohen kur e shohim që pacienti me të vërtetë ka rrezik që mund të paralizohet apo mund të vdesë, prandaj kjo është kërkesa kyçe imediate e cila duhet të bëhet në kuadër të këtij viti që po e përmbyllim”, thotë tutje Elshani.

E sa i përket stafit shëndetësor, Klinika e Neurokirurgjisë qëndron shumë mirë. Elshani thotë se fatmirësisht klinika që ai e udhëheq nuk ka pasur ikje të stafit.

“Stafi në Neurokirurgji është relativisht mirë i përgatitur. Jemi tetë neurokirurg, kam edhe punëtorë tjerë specialistë dhe gjashtë specializantë të cilët janë në vitin e katërt të specializimit të tyre. Jemi të organizuar mirë, jemi ndër klinikat që funksionojmë shumë mirë në kuptimin e kujdestarive, pra gjithnjë shërbimi në Klinikën e Neurokirurgjisë është i përmbushur me 24 orë. Edhe sfera tjetër e punëtorëve të infermierisë është e angazhuar si në repart ashtu edhe në salla operative. Pra ne kemi edhe instrumentare të cilët për shkak të rrethanave dhe vetë strukturores që ne e kemi, duhet patjetër të qëndrojnë 24 orë. Shërbimi është korrekt, i organizuar mirë dhe në çdo kohë jemi të gatshëm që të intervetojmë në raste të traumave që sillen prej qendrave regjionale apo këtu nga rajoni i Prishtinës”, u shpreh Elshani. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shiste kanabis në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohet 25-vjeçari

Story i radhës

‘Çmendet’ moti, Evropa nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër stuhi e frikshme

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë