​Tre lojtarë të Chelseat nuk stërviten para sfidës me Milanin

October 10, 2022
1 minut lexim

Chelsea mund të humb shërbimet e tre lojtarëve shumë të rëndësishëm para ndeshjes kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

Ëesley Fofana, N’Golo Kante dhe Hakim Ziyech nuk janë stërvitur në qendrën stërvitore “Cobham” të hënën përpara udhëtimit në Milano.

“Blutë” do të ballafaqohen me kampionët e Serisë A të martën në “San Siro”, një javë pas fitores 3-0 në “Stamford Bridge”.

“Football-London” raporton se tre lojtarë të Chelseat nuk morën pjesë në seancën e sotme në terrenin stërvitor të Chelseat, Fofana, Kante dhe Ziyech.

Ky i fundit kishte zëvendësuar Kai Havertzin në pjesën e dytë të fitores 3-0 të Chelsea ndaj Wolves të shtunën, por nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të shtëna Shkup, plagoset një person

Story i radhës

Rita Ora shfaqet provokuese në Instagram, e ëma ka gjithmonë gati komentin epik në shqip (FOTO LAJM)

Të fundit nga

ShkoLartë