Tre gabimet më të mëdha që bëni kur lani fytyrën

min lexim

Larja e fytyrës është një rutinë që nuk duhet anashkaluar asnjëherë.

Në mënyrë të pavetëdijshme, shumë bëjnë gabime gjatë larjes, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Dermatologia Dr. Erin Gilbert tregon se çfarë gabimesh bëjmë më shpesh dhe dëmtojmë lëkurën tonë.

Nuk e lani fytyrën rregullisht

Disa njerëz nuk e lajnë fytyrën çdo ditë, sepse mendojnë se kjo do të heqë vajrat natyralë që mbrojnë lëkurën. Kjo është disi e vërtetë. Megjithatë, nëse nuk laheni rregullisht, yndyra e tepërt grumbullohet, e cila mund të shkaktojë inflamacion dhe akne. Fytyra duhet të lahet çdo ditë dhe deri në dy herë në ditë.

Përdorni të njëjtat produkte si në verë ashtu edhe në dimër

Në verë duhet të përdoren produkte më të forta për të pastruar fytyrën. Ju gjithashtu mund të përdorni ato me acid salicilik nëse keni probleme me aknet. Në dimër, përdorni xhel pastrues më të butë. Domethënë, në dimër ju nevojitet një barrierë më e mirë mbrojtëse sepse lëkura është e ekspozuar ndaj të ftohtit.

Jeni agresivë ndaj lëkurës

Nëse përdorni shumë shpesh produkte pastrimi të fytyrës në kombinim me metoda të tjera të ashpra, mund të hiqni shtresën mbrojtëse natyrale të lëkurës. Më pas lëkura bëhet e irrituar, e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe ndaj inflamacionit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rikthehet Superliga e Kosovës, spikat derbi mes Prishtinës e Dritës

Story i radhës

Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Të fundit nga