Tre ambasadorët evropian njëzëri me thirrje për stabilizim të veriut

July 18, 2023
min lexim

Ambasadori i Gjermanisë, Suedisë e Norvegjisë në Kosovë janë shprehur optimist se institucionet e vendit do të ecin përpara në stabilizim të situatës. Ata kanë thënë se gjetja e një kompromisi është forma më e mirë se si të kalohet nga situata në veri. Në emisionin POLITIKOFF ata kanë thënë se Kosova ka potencial të madh në zhvillimin e ekonomisë dhe shumë sektorëve të tjerë, për të cilën kanë shprehur edhe mbështetjen e tyre.

Tre ambasadorët e shteteve ndër më të zhvilluarat në Evropë, Gjermania, Suedia dhe Norvegjia njëzëri kanë bërë thirrje për stabilizim të situatës në veri të vendit.

Pas një gare relaksuese në emisionin POTIKOOF, ambasadorët kanë komentuar zhvillimet e fundit në veri, duke përcjellur mesazhe dhe duke bërë thirrje për kalim sa më të shpejtë të situatës atje.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, ka thënë se duhet të bëhet kompromis në mënyrë që të stabilizohet situata në vend.

“Mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje në atë që po ndodh në veriun e Kosovës, dhe duhet të bëjmë kompromise derisa ta gjejmë zgjidhjen për këtë. Jam i sigurt që do ta bëjmë këtë, gjithmonë ka kompromise, në të gjitha konfliktet anembanë botës gjen zgjidhje. Kështu që do ta gjejmë edhe këtë herë”, u shpreh Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë.

E ambasadori i Gjermanisë në Kosovë u shpreh se gjërat në politikë duhet të merren si një garë miqësore.

“Do të doja një garë miqësore si këtë që patëm ne sot, si në sport, si në biznes e në çdo sektor, sesa këtë konfrontimin jo-miqësor siç e kemi për momentin në politikë. Njerëzit e presin këtë, jo veç në Kosovë por në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Jorn Rohde – ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

I të njëjtit mendim ishte edhe ambasadori i Norvegjisë i cili tha se është optimistë se institucionet e Kosovës do të ecin përpara.

“Jam plotësisht dakord me atë që thanë miqtë e mi këtu. Është e rëndësishme të gjesh një zgjidhje dhe një rrugë përpara. Por, unë jam pozitiv dhe optimist kur bëhet fjalë për Kosovën. Është një shoqëri e re dinamike. Ka një potencial të madh në popullatë dhe në burimet natyrore dhe për industrinë që po zhvillohet në Kosovë. Ajo që ne po shohim këtu është një shembull i shkëlqyer i një prej investimeve më të mëdha dhe më të mira që kam parë që një kohë të gjatë. Zgjedh të qëndroj optimist dhe mendoj se njerëzit në institucione do të ecin përpara së bashku me partnerët ndërkombëtar”, tha Jens Grondahl – Ambasador i Norvegjisë në Kosovë.

Gjatë bisedës në POLITIKOOF atë kanë komentuar edhe hovin e shpejtë të zhvillimit të ekonomisë në Kosovë, derisa kanë thënë se Kosova do të jetë mike e përhershme e këtyre shteteve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klubit më të madh në Kosovë i bllokohet xhirollogaria bankare! Reagon ish kryesia e Kastriotit

Story i radhës

​Akseleratori i ri në Onkologji së shpejti në shërbim të pacientëve, thotë MSH

Të fundit nga

ShkoLartë