Trazira në Francë, përleshje mes francezëve dhe marokenëve

December 15, 2022
1 minut lexim

Francë – Argjentinë. Edhe zyrtarisht kjo do të jetë finalja e madhe që do të luhet në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Derisa mbrëmë Argjentina siguroi kalimin në finale, të njejtën gjë sonte e bëri edhe kampionia në fuqi e botës, Franca.

“Gjelat” zhvilluan sonte gjysmëfinalen e dytë të këtij botërori ndaj senzacionit të kësaj gare, Marokut.

Ndeshja që u zhvillua në “Al Bayt Stadium” i takoi skuadrës së Didier Deschampsit me rezultat të pastër 2:0.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, tifozët francezë dhe ata marokenë kanë filluar përleshjet pas ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Botës.

Në mediat franceze raportohet për trazira që kanë nisur në qytetin e Montepellier.

Tifozët francezë dhe ata marokenë kanë filluar me hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të njëra-tjetrës.

Policia franceze e mobilizuar në maksimum për këtë ndeshje ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trupat e NATO-s marrin pjesë në stërvitjen ushtarake në Bullgari

Story i radhës

Arritja e marrëveshjes për vizat, reagon Kurti: Po konfirmohet progresi ynë drejt BE-së

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë