Traore në Tottenham?

1 minut lexim

Futbollisti i Wolves, Adama Traore raportohet se mund të transferohet tek Tottenhami.

Mediat britanike të enjten shkruajnë se ish-lojtari i Barcelonës, mund të vesh fanellën e ‘Spurs’.

Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte dëshiron që të sjell në skuadër edhe ndonjë përforcim për sezonin që tashmë ka nisur.

 Traore me Wolverhampton ka kontratë edhe një vit, por lojtari mund të largohet nga kjo skuadër për çmimin 20 milionë euro.

Krerët e Tottenhamit thuhet se tashmë kanë kontaktuar Wolverhampton për ta shikuar mundësinë e transferimit të Traore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hoxhiç: Marrëveshja e Ohrit ndali diskriminimin, e ndryshoi në tërësi vendin tonë

Story i radhës

Test/I gjeni dot 4 gaforret e fshehura në foto? Nëse po, atëherë ju keni një IQ më të lartë se sa mendoni

Të fundit nga