Transportuesit privat kërkojnë takim me Arsovskën, në të kundërtën do të bllokojnë rrugët

November 23, 2022
1 minut lexim

Shkup, 23 nëntor – Pas vendimit të djeshëm për grevë të transportuesve privatë në transportin e qytetit në Shkup, sot përfaqësuesit e tyre po shkojnë në Qytetin e Shkupit me kërkesë për pranim nga kryetarja Danella Arsovska. Nëse nuk arrihet marrëveshje, njoftojnë kompanitë private, në ditët në vijim do të ketë bllokada në disa rrugë në Shkup.

 

“Të nderuar ju njoftojmë se transportuesit private kanë vendosur të hyjnë në grevë që nga pasditja e djeshme. Duke qenë se kërkesa e djeshme e drejtorit të “Slloboda Prevoz” për takim me kryetaren Danela Arsovska ende nuk është përgjigjur, që u është treguar para pak kohësh, një numër i madh i transportuesve privatë nga para hapësirave të “Slloboda Prevoz” janë drejtuar (dhe tashmë janë) para Kuvendit të qytetit ku do të kërkojnë takim me kryetaren e komunës, njoftojnë nga “Slloboda Prevoz”.

Nga “Slloboda Prevoz” paralajmërojnë se në të ardhmen do të vazhdojnë të informojnë opinionin për zhvillimet, ndonëse, siç theksojnë, sipas pozitave dhe kompetencave të tyre, nuk figurojnë si organizatorë dhe nuk mund të marrin pjesë në grevë, e cila është brenda autoritetit të transportuesve privatë si palë e prekur drejtpërdrejt. Por, shtojnë nga “Slloboda prevoz”, do të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje korrekte dhe të pranueshme në situatën e dhënë.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të rikthehet Ronaldo në Real Madrid?

Story i radhës

Kodra e Diellit mbulohet nga bora

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë