Transportuesit privat: Heqim bllokadat nëse marrim garancione nga kryeministri

December 13, 2022
1 minut lexim

Kemal Muriq,  anëtarë i kompanive  të transportuesve privatë, tha se janë të gatshëm të zhbllokojnë bulevardin  Ilindenska në rast se marrin garanci nga kryeministri Kovaçevski për zgjidhjen e problemit.

“Ne problemin tonë meqë nuk mund ta zgjidhim me Qytetin e Shkupit, me kryetaren Danella Arsovska, kërkojmë organ më të lartë, që në rastin konkret i bie Qeveria. Andaj po kërkojmë takim me kryeministrin dhe kjo kërkesë nuk paraqet kurrfarë kërcënimi nga ana jonë. Në rast se dikush na jep garanci, në rastin konkret kryeministri, ne menjëherë do t’i heqim bllokadat”, deklaroi Kemal Muriq, anëtarë i kompanive të transportuesve privat.

Muriq përsëri i ka bërë thirrje kryeministrit që t’ia merr ingerencat kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska , për transportin. /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Sarajit shënoi ditën e themelimit të komunës

Story i radhës

Macron në Katar për Francën

Të fundit nga

ShkoLartë