Transportuesit privat, Arsovska: Nuk bisedojmë me persona që fyejnë dhe shantazhojnë 

November 30, 2022
1 minut lexim

“Është pushteti vendor ai që duhet të punojë për qytetarët. Sipas Ligjit për Qytetin e Shkupit, rregullimi dhe organizimi i transportit publik urban dhe periferik të udhëtarëve është në kompetencë të plotë dhe të vetme të Qytetit të Shkupit. Nga aty, të gjitha kërkesat nga transportuesit duhet t’i drejtohen para së gjithash autoriteteve të qytetit në Shkup, të cilët nga ana e tyre duhet të ofrojnë menjëherë dhe me përgjegjësi masa për tejkalimin e situatës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Marketing

Por në horizont nuk shihet ndonjë marrëveshje e mundshme mes Qytetit të Shkupit dhe transportuesve privatë. Danella Arsovska, në intervistë për televizionin Telma tha se nuk negociohet me njerëz që shantazhojnë dhe fyejnë dhe që e bëjnë këtë, siç tha, sepse e vërteta nuk është në anën e tyre.

“Sinqerisht po ju pyes, nëse dikush u detyrohet një milion euro, nëse dikush do ju detyrohej aq para, ju nuk do bënit vërejtje para padisë. Bllokadë nesër mund të bëni edhe ju dhe kush do të jetë fajtorë për atë bllokadë që do të shkaktojë kaos. Çdokush mund të dal dhe të bëjë bllokadë. Ka prapavijë tjetër e gjitha kjo që po bëhet dhe ajo është se ndonjërës prej partive politike nuk u leverdis që të ndryshohet sistemi që ata e kanë ushqyer vitet e fundit” , u shpreh Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

Një ditë më parë transportuesit privat të “ Sloboda Prevoz” dhe “ Makekspress” thanë se kanë angazhuar tashmë avokatët e tyre dhe paratë do t’i kërkojnë përmes rrugës ligjore. Të premten i rikthehen protestave dhe bllokimit të rrugëve dhe detajet se kur nis protesta, sa autobus do të bllokojnë rrugët, cilat pjesë të kryeqytetit do të bllokohen dhe sa do të zgjasë protesta do t’i shpalosin nesër përmes një konference për mediat. Nga gjithë kjo ngatërresë e krijuar, pësojnë qytetarët që ditët e fundit kanë hasur në vështirësi për të realizuar në kohë obligimet e tyre ditore.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

iOS 16.2 mund të ndryshojë rrënjësisht konceptin e përditësimeve të sigurisë në iPhone

Story i radhës

Presidenti Erdogan e sheh kryeministren italiane Meloni si një aleate

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë