SPB-ja e Kumanovës njofton se gjatë ditës së djeshme kanë ndaluar një veturë tipit “golf” me targa bullgare, në momentin e sinjalizimit të policisë për ndalim të veturës, shoferi i saj ka ndaluar veturën dhe ka ikur me vrap duke arritur t’i shpëtojë policisë.
“Me datë 16.03.2023 rreth orës 21.20 në SPB-në e Kumanovës është raportuar se në vendin e quajtur “Axhitepe”, zyrtarë policorë të stacionit policor Sopot kanë gjetur katër emigrantë (3 nga Siria dhe 1 nga Pakistani) në automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa bullgare), ndërsa shoferi është larguar me vrap pasi ka vërejtur patrullën e policisë. Një ekip nga SPB-ja Kumanovë ka inspektuar vendin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.”- thuhet në njoftimin e policisë.