Transporti i nxënësve, MPB ka dërguar tre automjete në kontroll të jashtëzakonshëm teknik



Nga MPB bëjnë të ditur se në aksionin e djeshëm për kontroll të automjeteve që kryejnë transport të nxënësve janë konstatuar parregullsi, përcjell TV21. Një automjet ka kryer transport pa leje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

“Gjatë ditës së djeshme (03.03.2023) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer aksion kontroll për rritjen e sigurisë së nxënësve për automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Gjatë kontrollit u konstatua një vepër penale nga neni 284-a nga Kodi Penal për drejtim të automjetit pa leje dhe 42 kundërvajtje rrugore. Tre automjete janë referuar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik”, thonë nga MPB.



foto: ilustrim



Story i mëparshëm

Drenica – Ferizaj, formacionet

Story i radhës

Kritikat për Big Brother/ Lori Hoxha: Ne meritojmë duartrokitje! Nuk dëgjojmë mallkimet dhe të sharat

Të fundit nga