Doktorët e Akademisë Mjekësore Langone në New York kanë kryer transplantimin e zemrës së derrit tek dy pacientë.
Operacionet janë realizuar më 19 qershor dhe 9 korrik.
Ato janë pranuar me sukses nga trupat e dy pacientëve në fjalë pa pasur nevojë përdorimin e makinerive.
Transplanti i parë ishte realizuar më 11 janar të këtij viti tek 57 vjeçari David Benett.
Bennet vdiq pas dy muajsh, më 8 mars.
Transplante të tilla, nga një specie në tjetrën, janë ende në fazat e para.
Ekspertët e shëndetësisë kanë shpresë se do të jenë të suksesshme dhe do të ndihmojnë në gjetjen më lehtë të organeve që janë të nevojshme, sidomos për fëmijët.