Në kuadër të projektit “ Kthjellët- Turbulltë” të organiztaës, “Transparency International-Macedonia” për muajin nëntor ngjarrja më e Ëurbulltë është shpallur emërimi i paligjshëm i katër anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.
“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vendosi që në mënyrë të paligjshme janë emëruar 4 anëtarë të rinj të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, njofton Transparency.
Ngjarja e dytë më konfuze ose Turbulltë për muajin nëntor është nisja e procedimit disiplinor ndaj një anëtari të Këshillit Gjyqësor, i cili kërkoi përgjegjësi për gjykatës suprem për një çështje ku motra e tij ishte avokate.
Ngjarja e tretë “e turbullt” për muajin nëntor është procedura e iniciuar nga Antikorrupsioni ndaj Kostadinovska-Stojçevskës, e cila u konstatua se ka përdorur paratë e shtetit për qëllime private në një udhëtim zyrtar në Britani.
“Ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka shfrytëzuar mjetet zyrtare për qëllime private gjatë udhëtimit të saj zyrtar në Britaninë e Madhe në periudhën prej 24 deri më 27 tetor të vitit të kaluar. Këtë e ka konstatuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit , pasi ka hapur një rast në gusht të këtij viti pas një denonocimi përmes telefonit”, thuhet në raportin e Transparency.
Në ngjarjet e zymta është përfshirë edhe gjyqtari Pajaziti, për të cilin do tëduhet të përcaktohet përgjegjësia.
“Këshilli Gjyqësor në një seancë ka marrë vendim për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajazit Pajaziti, iniciativë që i referohet veprimeve të gjyqtarit lidhur me ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani. Iniciativa e parë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajaziti u refuzua nga këshilli për mungesë provash të mjaftueshme. Vendimi është marrë në seancë të mbyllur dhe pa praninë e gazetarëve”, njofton Transparency.
Ngjarja e fundit e dyshimtë sipas “Transparency” është marrja e ryshfetit për të mos bërë kallëzim për një objekt të paligjshëm.
Në rastet pozitive ose “të kthjellëta”, Transparency International – Maqedoni përmend raportin e SHGM–së për sjellje të pahijshme të gjykatësiitt nga gjykata e Manastir I cili gazetarëve ua kishte marrë telefonat dhe kamerat, pastaj kallëzimin penal dhesuspendimin nga puna e 15 zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ngritjen e procedurësi penale ndaj punonjësve të Pyjeve Nacionale për marrje ryshfeti. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN