Transparency International/ “Emërimi i anëtarëve të akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve ngjarja më e trubulltë”

December 3, 2024
min lexim

Shkup, 3 dhjetor – Në kuadër të projektit “ Kthjellët- Turbulltë” të organiztaës, “Transparency International-Macedonia” për muajin nëntor ngjarrja më e Ëurbulltë është shpallur emërimi i paligjshëm i katër anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vendosi që në mënyrë të paligjshme janë emëruar 4 anëtarë të rinj të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, njofton Transparency.

Ngjarja e dytë më konfuze ose Turbulltë për muajin nëntor është nisja e procedimit disiplinor ndaj një anëtari të Këshillit Gjyqësor, i cili kërkoi përgjegjësi për gjykatës suprem për një çështje ku motra e tij ishte avokate.

Ngjarja e tretë “e turbullt” për muajin nëntor është procedura e iniciuar nga Antikorrupsioni ndaj Kostadinovska-Stojçevskës, e cila u konstatua se ka përdorur paratë e shtetit për qëllime private në një udhëtim zyrtar në Britani.

“Ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka shfrytëzuar mjetet zyrtare për qëllime private gjatë udhëtimit të saj zyrtar në Britaninë e Madhe në periudhën prej 24 deri më 27 tetor të vitit të kaluar. Këtë e ka konstatuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit , pasi ka hapur një rast në gusht të këtij viti pas një denonocimi përmes telefonit”, thuhet në raportin e Transparency.

Në ngjarjet e zymta është përfshirë edhe gjyqtari Pajaziti, për të cilin do tëduhet të përcaktohet përgjegjësia.

“Këshilli Gjyqësor në një seancë ka marrë vendim për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajazit Pajaziti, iniciativë që i referohet veprimeve të gjyqtarit lidhur me ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani. Iniciativa e parë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajaziti u refuzua nga këshilli për mungesë provash të mjaftueshme. Vendimi është marrë në seancë të mbyllur dhe pa praninë e gazetarëve”, njofton Transparency.

Ngjarja e fundit e dyshimtë sipas “Transparency” është marrja e ryshfetit për të mos bërë kallëzim për një objekt të paligjshëm.

Në rastet pozitive ose “të kthjellëta”, Transparency International – Maqedoni përmend raportin e SHGM–së për sjellje të pahijshme të gjykatësiitt nga gjykata e Manastir I cili gazetarëve ua kishte marrë telefonat dhe kamerat, pastaj kallëzimin penal dhesuspendimin nga puna e 15 zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ngritjen e procedurësi penale ndaj punonjësve të Pyjeve Nacionale për marrje ryshfeti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Inspektorati i arsimit kontroll në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment

Story i radhës

Artan Grubi tregon se a do qeverisë BDI-ja me VMRO-DPMNE? (VIDEO)

Të fundit nga

Anulohet përkohësisht enkriptimi për bisedat në X

Përdoruesit e X nuk mund të dërgojnë më mesazhe të enkriptuara në platformë. Kompania tha përmes një përditësimi se do të ndërpriste funksionalitetin ndërsa po punon për të bërë përmirësime. Përdoruesit ende
sqmken
ShkoLartë