Transferimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen ishte afër dështimit derisa ndërhyri një person

December 2, 2024
1 minut lexim

Gazeta e njohur gjermane ‘Kicker’ ka zbuluar se Bayer Leverkuseni ishte afër të humbiste shërbimet e Granit Xhakës, në verën e vitit 2023.

Marrëveshje pothuajse dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, por ishte drejtori menaxhues, Simon Rolfes, ishte vendimtar në transferimin e mesfushorit te Bayer Leverkusen.

Pastaj, Granit Xhaka iu bashkua Bayer Leverkusenit për 15 milionë euro nga Arsenali dhe u kthye në një lider te klubit gjerman.

Ndikimi i tij në suksesin e madh të klubit që në vitin e parë ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa Bayer Leverkusen dominoi futbollin gjerman, duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë.

Ata shkuan edhe në finale të Ligës së Evropës ku pësuan humbje nga Atalanta, që ishte e vetmja atë vit.

Mesfushori kosovar nuk ka humbur asnjë minutë në Bundesligë këtë sezon, ndërsa ai është ende një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusen.

Ai me Bayer Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2028.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PD paditi në SPAK Belinda Ballukun! Logu: Dyfishoi koston e projektit fotovoltaik, i shkaktoi shtetit 5 milionë euro dëm ekonomik

Story i radhës

SHBA do t’i dërgojë Ukrainës më shumë sisteme kundër dronëve e mina – kapin vlerën e 725 milionë dollarëve

Të fundit nga

ShkoLartë