Transferimi dështoi për 3 centimetra

February 17, 2022
1 minut lexim

Ish-menaxheri i mbrojtësit danez, Mads Fenger, zbulon një anekdotë të vitit 2017, që lidhet me dështimin e transferimit të klientit të tij te Zulte Waregem, Belgjikë. Futbollisti ishte 3 centimetra më i shkurtër se kufiri që kishin vendosur drejuesit e këtij klubi, kështu që ishte e pamundur të arrihej marrëveshje. “Ai doli të ishte 1,83 në vend të 1,86”.

Mads Bach Lund e zbuloi këtë ngjarje të pazakontë në një podcast të “Ekstra Bladet”. Fenger, një mbrojtës i lindur në vitet ’90, sot i angazhuar me Hammarby-n, në kohën kur luante me Randers ishte gati të transferohej në Belgjikë.

“Gjithçka shkoi mirë. Nuk kishte asnjë problem, por personi që ishte me mua filloi të thoshte se diçka nuk shkonte. Mjekët po pëshpërisnin diçka në anglisht dhe në gjuhën belge, që nuk e kuptuam. Filluan ta pyesnin Fengerin sa i gjatë ishte dhe ai u përgjigj: “1,84 ose 1,83, ju sapo më matët’”.

Ndodhi e paimagjinueshme: klubi belg vendosi të mos blinte Fengerin.

“Kam marrë një e-mail nga drejtori i tyre sportiv, sipas të cilit ata besonin se ai ishte 1,86 i gjatë siç ishte shkruar në Wikipedia dhe faqe të tjera. Kur e matën, ishte 1,83”.

Një “shaka” pa kripë për Fenger, i cili më pas u transferua tek Hammarby, ku ai ende luan që nga viti 2017.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ministri i Jashtëm italian në Moskë: Armët t’i lënë hapësirë diplomacisë

Story i radhës

Kumbaro: Nuk lidhen kontrata me subjektet që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor te Tatimet

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë