Trajtim si i robotë i moderatorëve Afrikanë të përmbajtjeve të TikTok

September 12, 2022
min lexim

Vetëm pak përpara se merrte turnin në ekranin e saj u shfaq një horror i vërtetë. Moderatorja 25 vjeçare e përmbajtjeve Imani në Marok, shikoi një të ri të hidhte një mace në ajër përpara se ta godiste me një shpatë.

Moderatorja, e cila punonte nga shtëpia në Kasablaka, u shokua. “I dua macet,” tha ajo. “Nuk e kishte imagjinuar një skenë të tillë të ndodhte në të vërtetë. Nuk ishte një film. As një shaka. Ishte një e vërtetë,” vijoi ajo.

Dy vite më pas dhe videoja ende sillet në mendjen e saj. Kurdo që mendon rreth saj, ajo përpiqet ta fshijë nga kujtesa. “Kam krijuar një mur mes punës dhe jetës sime. Nuk mendoj për punën jashtë orarit. Kam një fëmijë për tu kujdesur,” tha ajo.

Imani ka punuar për divizionin në rritje të TikTok në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut përmes Majorel, një firmë outsourcing nga Luksemburgu, dhe ishte ngarkuar me moderimin e disa prej përmbajtjeve më të ashpra në platformë, përfshirë vetëvrasje apo materiale të abuzimit me fëmijët.

Edhe pse kishte një diplomë në gjuhë Angleze, ajo u përball me vështirësi për të gjetur një vend pune në muajt e parë të pandemisë. Imani dhe bashkëshorti i saj, një teknik, përballonin jetesën me vështirësi aq më pak që kishin edhe një fëmijë të porsalindur. Në Shtator të 2020-ës, kur ju ofrua vendi i punës në Majorel, pavarësisht se kishte një pagë prej vetëm 2 dollarë në orë, ajo e shikoi si një dhuratë nga Zoti. Mundësia për të punuar remote do të thoshte se ajo mund të kujdesej për fëmijën e saj.

Imani nuk e dinte se puna që do të bënte, do të ishte e dëmshme për gjendjen e saj psikologjike tha ajo, dhe ende sot ndjen efektet e kësaj pune.

Por ajo nuk është e vetme. Ishin të paktën 9 moderatorë përmbajtjesh që punonin nga Marok për Majorel dhe i kishin përshkruar eksperiencat e tyre si një ngarkesë e lartë psikologjike si rezultat i punës që bënin. Të gjithë thanë se Majorel dhe TikTok kishin ndërmarrë masa të papërfillshme për të ulur efektet e punës që bënin duke imponuar një ambient pune me mbikëqyrje konstante dhe objektiva të pamundur për tu arritur.

Për shkak të marrëveshjes që siguron mbajtjen të fshehtë të informacionit, Imani dhe moderatorëve të tjerë ju kërkuar të përdornin pseudonime për të folur lirshëm rreth eksperiencave të tyre. Një përfaqësues i TikTok tha për Business Insider se kompania bashkëpunonte me firma outsource për të promovuar një ambient të sigurtë për punonjësit dhe kontraktorët.

Përmbajtjet grafike në TikTok po shtohen ndërsa platforma bëhet më popullore

“Djalli i kësaj pune është se sëmureni gradualisht, madje pa e kuptuar,” tha Wisam, një ish moderator që tashmë trajnon të tjerë për Majorel. “Ju mendoni se nuk është ndonjë gjë e madhe, por ndikon tek ju.”

Përpara TikTok, Wisam ishte një moderator veteran i Facebook përmes të njëjtës kompani outsource. Ai tha se pavarësisht se moderatorët e përmbajtjeve të Facebook janë më të ekspozuar ndaj përmbajtjeve video falë një baze më të lartë përdoruesish, TikTok po rritet me shpejtësi. Sipas projektimeve, baza e përdoruesve të TikTok në Lindjen e Mesme dhe Afrikë do të shtohen me 30% vetëm këtë vit.

Për tu përgatitur për këtë fluks, ByteDance, kompania mëmë e TikTok, ka rritur në mënyrë të ndjeshme fuqinë punëtore të moderatorëve në rajon, pranë zyrave qendrore por edhe përmes kontraktorëve dhe kompania outsource. Një prej këshilltarëve të Majorel përllogariste se 1,400 moderatorë të TikTok ishin vetëm në Marok. Ndërsa Wisam thoshte se që prej 2020-ës kanë trajnuar 700 moderatorë të rinj.

Edhe pse TikTok përdor inteligjencë artificiale për të analizuar përmbajtjet, teknologjia është e dobët në gjuhët jo-Angleze. Për këtë arsye njerëzit ende nevojiten për të analizuar disa prej videove më të tmerrshme në platformë. Dhe puna e tyre është jetike: ata sigurohen se reklamat e firmave me reputacion si Nike nuk shfaqen krahas përmbajtjeve pornografike apo të dhunshme.

Kompanitë e medias sociale si Facebook dhe ByteDance shpesh mbështeten në të njëjtat firma outsource nga vendet në zhvillim me taksa të ulëta. Maroku është gati të furnizojë tregun me të rinj të edukuar dhe të papunë dhe gradualisht po shndërrohet në një prej qendrave me numrin më të lartë të të punësuarve në formën outsource. Kjo marrëdhënie kontraktore nga ana tjetër përdoret nga kompani si ByteDance dhe Meta për të mohuar përgjegjësinë kur punonjësit ankohen për ngarkesë psikologjike apo probleme të tjera me vendin e punës.

Nëse moderatorët ankoheshin, Wisam thotë kompania i inkurajonte të gjenin një punë tjetër. Por zakonisht ato qëndronin sepse nuk kishin alternativa apo mundësi të tjera. Dhe me kërkesat në rritje të moderimit të TikTok, Majorel kishte shumë pak incentivë të mbante larg punonjësit e rinj.

Moderatorët ankoheshin se objektivat ishin të parritshëm

23 vjeçarja Samira, ju bashkua Majorel në 2020-ën, si pjesë e një programi pilot për moderimin e TikTok Lives.

Fillimisht asaj ju ngarkua analizimi i 200 videove çdo orë duke mbajtur një saktësi prej 95%, tha ajo, përllogaritur sa afër ishin gjetjes e asaj me ato të moderatorëve të tjerë më eksperiencë që kishin parë të njëjtat video. Por tre muaj në punë, menaxheri i saj rriti aq shumë kërkesa saqë ajo kishte vetëm 10 sekonda për të parë një video.

Objektivat e rinj ishin të paarritshëm. “Menaxherët nuk na trajtonin si njerëz, por si robotë,” tha Samira.

Ndërsa objektivat ndryshonin sipas ekipeve, gjatë moderatorë thanë për Insider se ishin shumë të vështirë deri të pamundur të arriheshin.

Kur moderatorët dështonin të arrijnë këto objektiva, ato thonë se ishin paralajmëruar nga menaxherët. Gjithashtu humbisnin një bonus prej 50 dollarësh.

Një përfaqësues i Majorel tha për Insider se këto objektiva ishin udhëzime dhe jo objektiva individualë. Të gjithë moderatorët që folën për Insider, thanë se performanca e punës së tyre, gjykohej sipas objektivave të arritur.

Moderatorët e TikTok në Majorel gjithashtu nuk kishin pushime njëlloj si homologët e tyre në SHBA. Moderatorët në SHBA kishin 3 javë pushim dhe 1 orë pushim çdo ditë ndërsa shumë moderatorë në Marok thanë se kishin vetëm 40-45 minuta pushim çdo ditë.

Shumë moderatorë thanë se Majorel nuk ishte konsistent në mënyrën sesi organizonte turnet. “Nganjëherë filloja në mesditë, dhe nuk përfundoja dot punën deri në mesnatë. Punoja 12 orë pa ndërprerje,” tha Imani.

Menaxheri i saj shpesh shtonte apo ndryshonte turnin e saj pa e njoftuar paraprakisht tha ajo duke e bërë të vështirë që të kujdesej për fëmijën e saj. “Ishte arsyeja pse e lashë punën,” tha ajo.

Samira tha se kjo mospërputhje shtrihej edhe në festat zyrtare. Gjatë muajit të Ramazanit, turni i saj fillonte në 7 pm kur ezani njoftonte hapjen e iftarit pas një agjërimi 14 orë. Të tjerë kishin 15-30 minuta kohë për iftarin, por në rastin e Samirës asnjë. Dy moderatorë në zyrat e Majorel në Marrakesh thanë se ju ishte dhënë pushim gjatë iftarit.

Një myslimane praktikante, Samira e konsideronte mungesën e respektit fyes, por ajo ishte e pafuqishme të bënte diçka. “Nuk doja të njihesha si rebelja,” tha ajo. Samira tha se rregullat rreth iftarit ishin një shembull i presionit sistematik që përballeshin në punë.

Kur u pyet për incidentin në zyrën e saj në Kazablanka, një përfaqësues i Majorel tha se të gjithë punonjësit lejohen të bëjnë iftar gjatë muajit të Ramazanit krahas pushimit.

Nuk mund të largosh shikimin

Janë dy video live që Samira nuk ka arritur ti shikojë.

Në të parën shfaqen një grup adoleshentësh të cilët rrahin një të moshuar duke e goditur me një sëpatë në gjoks pranë zemrës dhe në kokë. Samira tha se ajo dëshironte ta ndihmonte burrin, por e dinte se nuk bënte dot gjë. “Ndihesha e pafuqishme,” tha ajo.

Në videon e dytë live, një burrë vret veten duke përdorë një armë gjahu dhe goditur veten në kokë. E gjitha që ajo donte të bënte ishte të largonte shikimin por nuk mundej. “Truri i tij ra në tokë,” tha ajo. Ajo dëshironte të largonte shikimin, por nuk mundej. Menaxherët e kishin urdhëruar të shikonte çdo video deri në fund për tu siguruar se ishin etiketuar siç duhet për shkelje të politikave.

“Duhet të shikosh pjesë të trupit nëse ka gjak në mënyrë që të vendosni etiketën e duhur, nëse ka gjymtim apo ndonjë lloj gjymtimi që të etiketosh politikën e duhur,” tha Samira.

Ndërsa Majorel tha për Insider se moderatorët kanë akses në mjete që ulin ekspozimin ndaj dhunës siç janë përdorimi i imazheve bardh e zi, por të gjithë moderatorët u shprehën se nuk kanë pasur kurrë akses në një funksionalitet të tillë.

Pas incidentit, Samira filloi të vizitonte një këshillues. Sa herë që ajo shkonte, kompania i dërgonte një këshillues tjetër dhe mënyra sesi i përgjigjeshin problemeve të saj ishin të ndryshme tha ajo.

“Mu lejua të flisja, dhe të bënte të ndiheshe mirë. “Por kisha nevojë për më shumë, një ndryshim brenda kompanisë,” shtoi ajo. Presioni për të arritur objektivat e saj ishin mbytës.

Gjatë muajve të fundit të punës, një këshillues e inkurajoi ti tregonte burimeve njerëzore. Por ajo kishte frikë.

Një përfaqësues i Majorel konfirmoi se moderatorëve shpeshherë ju caktoheshin këshillues të ndryshëm për çdo sesion.

Kompania shtoi se këto moderatorë punonin në turne të ngarkuara dhe shpeshherë ju ofroheshin takime shtesë me psikologë të Majorel.

Pesë moderatorë të tjerë të Majorel thanë se këshilltarët e kompanisë nuk ishin të mjaftueshëm për ti ndihmuar të përballojnë presionin e rolit. Disa thanë se takimet e tyre mujore i ndihmonin të adresonin problemet me punën e cila ishte vazhdimisht traumatizuese. Të tjerë kishin frikë se këshilltarët do të raportonin tek burimet njerëzore pa dijeninë e tyre.

Një përfaqësues i Majorel tha për Insider se kompania bashkëpunon dhe mbulon kostot për moderatorët që kanë nevojë për psikologë jashtë kompanisë, por katër moderatorë kanë kërkuar një gjë të tillë dhe asnjëherë nuk ju është ofruar.

Stigma social gjithashtu ka luajtur rol tek nevoja e moderatorëve për këshillues.

“Gjithë jetën time në Marok, kurdoherë që shikoja dikë të shkojë tek psikologu, thosha qenka çmendur,” tha Nidal, një ish moderatorë që ka punuar për Facebook dhe TikTok.

Nidal beson se kultura Marokene po ndryshon ngadalë lidhur me shëndetin mendor. Të rinjtë po bëhen më të hapur.

Për shumë moderatorë, këshilluesit e Majorel janë terapia e vetme që kanë parë, por trauma që kanë pësuar vështirë të largohet edhe pas lënies së punës.

Dr. Jihad Bnimoussa, një psikolog dhe CEO i InspireCorp, një startup i teknologjisë së shëndetit mendor në Marok, tha se shumica e psikologëve kanë një listë të gjatë pritjeje të klientëve të mundshëm. Një terapi kushton mesatarisht 30 dollarë një seancë. Ndërsa kjo është më pak e shtrenjtë në krahasim me çmimet në Evropë dhe SHBA, është jashtëzakonisht e shtrenjtë për një punonjës mesatar kontraktues që fiton 500 dollarë në muaj. Samira tha se një seancë e vetme do t’i kushtonte asaj ekuivalentin me 18 orë punë.

Nidal tha se ishte në gjendje të gjente ndihmë duke pyetur një të njohur të universitetit, tani një psikolog klinik i trajnuar, nëse ajo do ta vizitonte atë falas.

Samira, nga ana tjetër, nuk kërkoi trajtim pasi u largua nga Majorel, duke përmendur kohët e gjata të pritjes, kostot e ndaluara dhe frikën se praktikuesi i saj mund të mos i aftë të përballojë traumën e moderimit të përmbajtjeve.

Moderatorët kishin frikë të flisnin kundër Majorel

Të shumtë ishin moderatorët të cilët kishin frikë të flisnin kundër Majorel edhe pas largimit. Kultura e kompanisë është tejet sekrete dhe moderatorët ndihen të intimiduar të flasin hapur lidhur me kushtet e tyre të punës.

Kompania gjithashtu ka lidhje të afërta politike në Marok. Edhe pse e bazuar në Evropë, Majorel pjesërisht është në pronësi të një firme investimi themeluar nga një prej njerëzve më të pasur në Afrikë, Moulay Hafid Elalamy, ish ministër i industrisë dhe tregtisë dhe këshilltar i afërt i mbretit.

Oursourcing ka qenë shtylla kurrizore e modernizimit të ekonomisë së vendit. Vitin e kaluar sektori gjeneroi 1.3 miliardë dollarë për vendin.

Abdellatif El-Hamamouchi, një kërkues i shkencave politike në Marok, tha për Insider se këto lidhje politike dhe incentivat ekonomike e bëjnë të vështirë për moderatorët të flasin kundër shkeljeve në vendet e punës. Nëse përpiqen të dërgojnë kompaninë në gjykatë, siç ishte rasti i fundit i një moderatori përmbajtjeje në Kenia, me shumë gjasa do të dështojë, duke qenë se sistemi gjyqësor i këtyre vendeve favorizon të pasurin dhe të pushtetshmin.

Cori Crider, një drejtor i Foxglove Legal i cili po ndihmon me rastin e Daniel Motaung, një ish moderator i Facebook që paditi kompaninë në Kenia, tha se ka shans më të lartë të fitojë nëse e dërgon në Francë, ku Majorel është regjistruar dhe ligjet e sigurisë në punë janë më favorizuese.

Që kur la Majorel një vit më parë, Samira tha se kishte hyrë në proces rikuperimi. Pas largimit, ajo u shkëput për 6 muaj pas vështirësisë që kaloi me vdekjen e një të afërmi. Ajo u zhvendos në qytetin bregdetar Agadir ku punon si një mësues e gjuhës Angleze duke fituar dyfishin e asaj që fitonte si moderatorë përmbajtjeje.

Edhe pse nuk ka punuar në moderim përmbajtjesh prej muajsh, Samira thotë se ende ndien efektet e punës.

“Kam humbur dëshirën për të pasur fëmijë. Ndihem e frikësuar se një ditë fëmija, motra apo nipi im mund të shohin atë gjë,” tha ajo.

Por një ndryshim pozitiv ka ndodhur për të. “Kam standarde më të larta kundrejt një punëdhënësi sot,” tha ajo.

Samira dëshiron të vazhdojë këtë profesion të mësimdhënies. Në klasë ajo nuk heziton të flasë rreth të kaluarës për të ndihmuar studentët. Ajo ju thotë atyre se ekziston gjithnjë një mënyrë për tu larguar nëse gjërat dalin jashtë kontrolli. “Ju duhet tu qëndroni principeve dhe asaj që përfaqësoni.”

Ndërsa jeton një jetë më të qetë dhe pranë detit, ajo ka filluar të shohë edhe terapistë. Koha dhe kostot nuk duket se kanë më rëndësi. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë

Story i radhës

Sot vazhdon debati për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë