trajtim cnjerezor dhe qeli me ere gazetari publikon denoncimin trondites per ilir meten ne burgun 313 69f1ecf64967a

“Trajtim çnjerëzor dhe qeli me erë…/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313

April 29, 2026
1 minut lexim

Gazetari Flavio Qarri ka publikuar një denoncim të rëndë në lidhje me kushtet e trajtimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut “313” në Tiranë.

Sipas gazetarit, një punonjës i burgut, ka dhënë informacione shqetësuese për gjendjen në të cilën mbahet Meta. Denoncuesi pretendon se në qelinë e tij ka kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, duke përmendur erë të rëndë dhe mungesë pastrimi e ajrosjeje.

Gjithashtu, sipas tij, punonjësit që tentojnë të ndihmojnë apo të përmirësojnë kushtet përballen me masa ndëshkuese, deri në largim nga puna dhe kërcënime për ndjekje penale.

“Flavio mirëmbrëma, si je? Një punonjës burgu që punon në burgun ku ndodhet Ilir Meta më ka treguar disa të dhëna tronditëse se si sillen me zotin Meta. Jo torturë e diktaturë, por që tha të hysh në qelinë e zotit Meta tha vjen era fekale e rëndë. Nuk e pastrojnë qelinë, ajrosje asgjë. Ndërkohë mafiet bëjnë jetë luksi vetëm se janë brenda nuk kanë ndryshim me jetesën që bënin jashtë. Një torturë e rëndë dhe me urdhër nga lartë. Kush e ndihmon e pushojnë nga puna dhe me kërcënimin se kanë shpërdoruar detyrën, do i padisin në prokurori. Respekte!”, thuhet në denoncimin e publikuar në FB nga Flavio Qarri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kosova drejt zgjedhjeve te parakohshme baraliu tregon datat 69f1ec8a868b2
Lajmi i mëparshëm

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Baraliu tregon datat

largimi i emirateve te bashkuara arabe ekspertet goditje per opec fitore per trump 69f1ed3f32216
Lajmi i radhës

Largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe, ekspertët: Goditje për OPEC, fitore për Trump

Të fundit nga

A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?

Pensionet, ose sigurimi i pensioneve, kanë qenë një çështje shumë e diskutueshme në Gjermani për vite me radhë. Këtë herë, edhe Kancelari Friedrich Merz (CDU) hapi një debat serioz në këtë drejtim. “Sigurimi shtetëror me ligjor
ShkoLartë