largimi i emirateve te bashkuara arabe ekspertet goditje per opec fitore per trump 69f1ed3f32216

Largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe, ekspertët: Goditje për OPEC, fitore për Trump

April 29, 2026
min lexim

Njoftimi se Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë, do të largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC/OPEC+) duke filluar nga 1 maji, ka ngjallur reagimin e fortë të ekspertëve.

Vendimi “pasqyron vizionin strategjik dhe ekonomik afatgjatë të Emirateve dhe profilin e tyre energjetik në zhvillim,” thuhet në njoftim, duke u bazuar në “interesin tonë kombëtar dhe angazhimin tonë për të kontribuar në mënyrë efektive përmbushjen e nevojave urgjente të tregut.” Por për analistët, ky hap befasues nga ana e Abu Dhabit me shumë gjasë do ta trondisë thellë aleancën e naftës, e cila e merr një pjesë të madhe të fuqisë së saj nga një konsensus i fortë dhe aftësia për të ndikuar çmimet globale të naftës përmes fuqisë prodhuese të anëtarëve të saj. Nga ana tjetër, një veprim i tillë pritet të shihet si një fitore strategjike për Presidentin Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka akuzuar bllokun OPEC+ për manipulim të çmimeve të naftës dhe për “shfrytëzim” të SHBA-së.

“Emiratet e Bashkuara Arabe, përkrah Arabisë Saudite, janë një nga nga anëtarët e paktë me kapacitete rezervë domethënëse, që përbëjnë dhe mekanizmin përmes të cilit grupi ushtron ndikim në treg dhe i përgjigjet luhatjeve të ofertës. Largimi i tyre heq një nga shtyllat kryesore ku mbështetet aftësia e OPEC-ut për të menaxhuar tregun… Një OPEC më i dobët, me më pak kapacitete rezervë të përqendruara brenda grupit, do ta ketë gjithmonë e më të vështirë të kalibrojë ofertën dhe të stabilizojë çmimet”, thotë Jorge León, kreu i analizës gjeopolitike në Rystad Energy.

Edhe pse Arabia Saudite është konsideruar prej kohësh si zëri dominues i grupit prej 12 anëtarësh, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin përjetuar vitet e fundit një rritje të ndikimit të tyre strategjik, pasi konsoliduan prodhimin e naftës dhe Kompaninë Kombëtare të Naftës së Abu Dhabit, duke rritur profilin ndërkombëtar të vendit. Vendimi i tyre për t’u larguar nga karteli, vjen në një moment veçanërisht të pasigurt për fuqitë e naftës në Lindjen e Mesme, ku aftësia për eksportin e saj nga Gjiri Persik është reduktuar ndjeshëm teksa Irani ka vendosur dominimin ushtarak mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më kritike për fluksin global të energjisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trajtim cnjerezor dhe qeli me ere gazetari publikon denoncimin trondites per ilir meten ne burgun 313 69f1ecf64967a
Lajmi i mëparshëm

“Trajtim çnjerëzor dhe qeli me erë…/ Gazetari publikon denoncimin tronditës për Ilir Metën në burgun 313

aktorja shqiptare e filmave prno terheq vemendje me pamjen e re shfaqet provokuese ne rrjet 69f1eea7f384b
Lajmi i radhës

Aktorja shqiptare e filmave p*rno tërheq vëmendje me pamjen e re, shfaqet provokuese në rrjet

Të fundit nga

ShkoLartë