Trajnimi i përbashkët i FSK me ushtrinë amerikane, ambasada e SHBA-së: Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë

May 30, 2025
1 minut lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në trajnimin ushtarak me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson – Luiziana në SHBA.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane thotë se, ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Po ashtu, tha se tregon përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

“Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në përmes programit EUCOM J7 – TWWFC teksa stërviten së bashku me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana – një nga qendrat kryesore të trajnimit luftarak të ushtrisë amerikane”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Postimi

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Akuzohet për kultivimin e 136 bimëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari. Policia në kërkim të bashkëpunëtorit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë