Trajneri Sagnol, i kujdesshëm para ndeshjes me Shqipërinë

September 9, 2024
1 minut lexim

Ajo që bënë u ka dhënë besim, për këtë nuk ka dyshim.

Gjeorgjia papritur është një nga skuadrat më të spikatura të Europës, dhe padyshim që do të jetë mjaft e rrezikshme këtë të martë në “Arenën Air Albania” ndaj Shqipërisë.

Luhet për Ligën e Kombeve dhe trajneri I gjeorgjianëve, Vili Sanjol, vlerëson paraqitjen e ekipit të tij ndaj Çekisë, në suksesin 4-1, ndonëse bën një paralajmërim për të vetët.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë deri këtu. Gjithçka nuk është e dukshme nga jashtë, unë kam besuar gjithmonë te kjo skuadër. Lojtarët luajtën në Europian dhe e kuptuan rëndësinë e punës së ekipit, ishte e rëndësishme mënyra se si ktheheshim pas Europianit dhe ajo që pashë më kënaqi. Sigurisht, pritshmëria dhe ambiciet tona janë rritur. Sot ia dolëm shumë mirë, por do të ketë edhe dështime. Gjëja kryesore është se si do të luajmë. Tashmë do të punojmë për një objektiv të ri, duhet të luajmë ndaj Shqipërisë”,  Sinkron Sanjol.

Gjeorgjia ishte këtë verë për herë të parë në Kampionatin Europian, madje krijoi një sensacion duke u kualifikuar në raudin e dytë.

Me lojtarë si Kvarackelia, portieri Mamardashvili, kapiteni Kashia, Kiteishvili apo Mikautaxe, ekipi nga Kaukazet pritet të jetë një pengesë e fortë për kombëtaren shqiptare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pritet mot i ligë në Kosovë, komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes të shtuar

Story i radhës

Aktori i humorit deklaroi në BBV se flinin në dhoma të ndara, bashkëshortja flet për marrëdhënien e tyre: Ashtu i kemi pasur punët këtë vit..

Të fundit nga

ShkoLartë