Në vitin 1990 ka pas zhvillime dramatike jo vetëm në futboll, madje legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, u la jashtë për shkaqe politike dhe nuk u ftua në atë ish Jugosllavinë artificiale, që të luajë në Kampionatin Botëror – Italia 90’.
Këtë vendim e pati marrë selektori i asaj kohe, Ivica Osim dhe gjithnjë nga presionet politike sidomos nga presioni i serbëve.
“Të mërkurën, Kuvendi i Qarkut të Sarajevës mori një vendim për të ndryshuar emrin e rrugës Zvorniçka në Ivica Osim për nder të legjendës së futbollit boshnjak”, raportojnë disa mediume boshnjake.
Osim vdiq vitin e kaluar në Graz të Austrisë dhe menjëherë pas kësaj skuadra boshnjake Zhelezniçari ka paraqitur një kërkesë për një emër të ri të rrugës në Sarajevë.
Osim ka lindur në Sarajevë në vitin 1941, ku filloi të luante futboll në Zhelezniçar.
Ai kaloi 11 sezone në Zheljezniçar, gjatë të cilave bëri 250 paraqitje dhe shënoi 75 gola.