Trajneri nga Serie A i mbyll derën Ronados

1 minut lexim

Mançester Junajtid është dorëzuar dhe ka vendosur që më në fund të lërë të lirë Kristiano Ronaldon. Së fundmi, portugezi është lidhur me klubin e Serisë A të Brazilit, Flamengon.

Por duket se në Brazil nuk dëshirojnë shërbimet e 5 herë fituesit të Topit të Artë. Trajneri i Flamengos është shprehur në një intervistë të cituar nga “Daily Mail” se askush nuk paguan një shifër të majme parash për një reserve. Landim e bën të qartë se në ekipin e tij Ronaldo do të qendronte në stol.

“Për cfarë? Për çfarë dhe për kë? Ai do të duhej të ulej në një stol.

Nga ajo që kam lexuar në internet, Ronaldo dëshiron të fitojë mbi 215 milionë paund për një kontratë dy-vjeçare.

Kjo është rreth 10 milionë paund në muaj dhe kjo është shumë. Nuk paguan askush aq shumë për një rezervë, askush nuk është i çmendur. Ronaldo nuk do të kishte zënë vend përpara Gabriel Barbosas”, është shprehur Rudolfo Landim..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski konfirmon: Do të marr pjesë në takimin e liderëve

Story i radhës

Mickoski konfirmon: Do të marrë pjesë në takimin e liderëve

Të fundit nga