Trajneri me fjalë të mëdha për Xhakën: Po përgatitet për…

December 24, 2024
1 minut lexim

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka lavdëruar qasjen prej një lideri të padiskutueshëm të Granit Xhakës në kombëtaren helvetike. Ai ka pranuar se për shumë gjërat taktike në skuadër konsultohet me Xhakën.

“Ne përfshimë këshillin e lojtarëve dhe përgatitëm lojtarët për ndeshje. Lojtarët me përvojë gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi. Fjala e lojtarëve me përvojë ka një peshë të madhe. Kur një Granit Xhaka ose një Manuel Akanji thonë diçka, një lojtar i ri zakonisht dëgjon. Veteranët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë”, ka thënë fillimisht Yakinn.

Ai ka zbuluar pastaj se Xhaka po përgatitet për t’u bërë trajner i futbollit.

“Ai tashmë po përgatitet për të ardhmen e tij si trajner. Jo vetëm për sa i përket përmbajtjes së stërvitjes taktike. Por edhe si të drejtosh një ekip. Kjo është më shumë se të jesh kapiten. Ai është jashtëzakonisht i interesuar për këtë. Kur shihemi, ai dëshiron të dijë shumë. Kemi regjistruar edhe formacionet në letër dhe kemi diskutuar tema taktike. Ai bën shumë pyetje. Për shembull, ka të bëjë me çështjet e lojtarëve nga e kaluara. Për lojtarët që shkaktuan probleme. Ose për situata të vështira si trajner, si ajo që më ndodhi kur vendosa Alex Frein në stol. Si i trajtoni lojtarët e moshuar që po i afrohen fundit të karrierës e kështu me radhë.”, ka theksuar Yakinn.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VLEN: “Shporta e Vitit të Ri” do të vlejë edhe gjatë Ramazanit

Story i radhës

70 automjete bllokohen në borë në një zonë të thellë malore në Bosnjë

Të fundit nga

ShkoLartë