trajneri i spanjes paralajmeron kuqezinjte 621777ad4da16

Trajneri i Spanjës paralajmëron kuqezinjtë

February 24, 2022
1 minut lexim

Spanja rikthet të luajë pas 18 viteve në Barcelonë, ku do të përballet me Kombëtaren shqiptare.

Një ndeshje e veçantë kjo për kuqezinjtë, që do të kenë mundësinë të luajnë kundër një përfaqësueseje që ka ngritur trofe të Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian.

Por, trajneri Luis Enrike ka dhënë paralajmërimin e tij në “Movistar“ për Shqipërinë, teksa shprehet se pavarësisht se ka të bëjë me miqësore, Spanja e tij do i luajë njësoj si të ishin zyrtare.

“Ka shumë tifozë në Katalonjë që duan të shohin Kombëtaren.

Të shkosh në Barcelonë është një kënaqësi, ashtu si në çdo vend ku ka tifozë që duan të shohin Spanjën. Listë e gjatë e të grumbulluarve? Kanë mbetur shumë dhe lëndimet shfaqen gjithmonë. Tani për tani kam mjaft lojtarë. Shpresoj të mos ketë lëndime.

Po shqyrtojmë opsione të ndryshme. Do të ketë miqësore, por do t’i luajmë sikur ishin zyrtare”, ka thënë Luis Enrike.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

jemi njohur ne prishtine familja e saj nuk me trajton si dhender arbar hajdari rrefen njohjen me vleren 621777ab063c5
Story i mëparshëm

“Jemi njohur në Prishtinë, familja e saj nuk më trajton si dhëndër”, Arbar Hajdari rrëfen njohjen me Vlerën

shoqeria civile fton qytetaret ne protest prane ambasades ruse ne tirane ne shenje solidariteti me ukrainen 621777afccbea
Story i radhës

Shoqëria Civile fton qytetarët në protest pranë Ambasadës Ruse në Tiranë në shenjë solidariteti me Ukrainën

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.

Nissan po punon në një superveturë të re

Nissan drejt një modeli të ri. Kompania ka konfirmuar se GT-R po kthehet, pa dyshim. Tani një zyrtar e ka përforcuar këtë deklaratë. Arnaud Charpentier njoftoi se marka po punon në mënyrë

Ademi drejt Maribori 

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është pranë largimit nga klubi me renome Dinamo e Zagrebit.  Iinteresim për të ka shprehur skuadra sllovene Maribori.  Ky është një opsion shumë serioz, konfirmohet nga fakti që
ShkoLartë