Sekou Mara është zëvendësuesi i Armando Brojës në radhët e Southampton-it. Sulmuesi 20-vjeçar u transferua nga Bordeaux në Premier League, por në ndeshjet e para miqësore me bardhekuqtë nuk po jep rezultatin e pritur. Diçka e tillë ndodhi edhe me Brojën sezonin e shkuar, gjë të cilën Hasenhuttl e përmend në një prononcim të dhënë për “HampshireLive”.
Trajneri i Southampton-it ka thënën se Sekou Mara duhet të përshtatet në të njëjtën mënyrë si Broja një vit më parë, i cili pati nevojë për 3-4 javë për të kuptuar filozofinë e ekipit.
“Sekou [Mara], si të gjithë lojtarët e rinj që vijnë tek ne, duhet të përshtatet me intensitetin e lojës sonë.
Ju e patë të njëjtën gjë me Armando Brojën sezonin e kaluar, ku iu deshën të paktën tre ose katër javë derisa ai e dinte se për çfarë bëhej fjalë, të lunte në sulm këtu.
Loja nuk fillon kur ju e merrni topin, loja fillon kur kundërshtari e ka atë. Kjo është gjëja që ai duhet të mësojë, por gjithashtu nuk është për t’u habitur, sepse kjo është ndryshe. Ai ka disa cilësi me topin, por kjo nuk mjafton. Duhet të punojë shumë për ekipin dhe më pas do të shohim”, ka thënë Ralph Hasenhuttl.