Agresioni rus në Ukrainë, me synim për pushtimin e një shteti të pavarur, i ka marrë jetën edhe trajnerit të Shakhtar Donetsk.
Trajneri i të rinjve të Shakhtar është vrarë nga forcat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.
Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i klubit të Shakhtar, Sergei Palkin, bën të ditur Alfredo Pedulla.
“Një nga punonjësit tanë është vrarë dje. Trajneri i të rinjve. Rusia po vret ukrainas, ndalojeni këtë çmenduri”, thuhet në reagimin e klubit.
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka bërë që FIFA dhe UEFA të dalin me sanksione të shumta për Rusinë.