Trajneri i ri i United flet për të ardhmen e Ronaldos

May 16, 2022
1 minut lexim

Trajneri i ri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur në lidhje me të ardhmen e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin e ardhshëm, por së fundmi ishte i lidhur me një largim të tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kjo pasi thuhej se portugezi nuk ishte pjesë e planeve të Ten Hag.

Një gjë të tillë e ka mohuar trajneri holandez, në një intervistë për ‘De Telegraaf’.

“Ronaldo është një gjigant, për shkak të asaj që ai ka treguar tashmë dhe mendoj se ai është ende ambicioz. Sigurisht do të doja ta mbaja atë. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për Manchester United këtë vit dhe mund të prodhojë statistika të shkëlqyera”, tha Ten Hag.

Holandezi pritet që së shpejti të marr drejtimin e ‘Djajve të Kuq’.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rritja e rrogave në arsim, MASH optimist për marrëveshje me SASHK-un

Story i radhës

Ndarjet e miqësisë: Shenjat që tregojnë se një miqësie i ka ardhur fundi

Të fundit nga

Sinner,e Zverev avancojnë pa probleme

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman
sqmken
ShkoLartë