Trajneri i ri i Milanit nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

1 minut lexim

Milani tashmë ka zgjedhur Paulo Fonsecan si zëvendësuesin e Stefano Piolit.

Shtypi italian e bën të sigurt marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

51-vjeçari i lindur në Mozambik, do të nënshkruaj një kontratë 2-vjeçare me klubin italian, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027 nëse gjërat ecin mbarë.

Trajnerit portugez i është premtuar e njëjta pagë sezonale që përfitonte Pioli, 4.5 milionë euro.

Shumë emra qarkulluan, por drejtuesit e Milanit në fund kanë zgjedhur Fonsecan.

Entuziazmi te populli milanist është në nivele të dobëta, me shumë prej tifozëve që pritnin një tjetër emër në stol..

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

G7 synon të përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

Story i radhës

Rita Ora në lavanderi për klipin e ri – publikon prapaskenat e xhirimeve të “Ask And You Shall Receive”

Të fundit nga