trajneri i ri i evertonit rooney refuzova oferten e klubit 61f425840f87c

Trajneri i ri i Evertonit, Rooney: Refuzova ofertën e klubit

January 28, 2022
1 minut lexim

Drejtuesit e Evertonit shkarkuan nga posti i trajnerit Rafa Benitez më 16 janar. Rezultatet e dobëta sollën fundin e parakohëshëm të aventurës së spanjollit me klubin nga Liverpuli.

Shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e Evertonit. Njëri prej tyre është Wayne Rooney, ish-sulmuesi i famshëm anglez, i cili është trajner i Derby County në Championship.

36-vjeçari shpërtheu si futbollist tek Evertoni, me klubin dhe tifozët ka një lidhje të veçantë, por ai ka refuzuar ofertën e drejtuesve të klubit.

“Everton kontaktoi agjentin tim duke kërkuar një takim për pozicionin vakant si trajner i klubit. Ishte një vendim i vështirë, por unë refuzova. Jam i sigurt që do të stërvis në Premier League, ndihem 100% gati.

Nëse do të ndodhë si trajner i Evertonit, edhe më mirë. Por, për momentin jam i fokusuar te Derby, kam një punë të rëndësishme për të përfunduar”, deklaroi Rooney, nën kontratë me Derbyn deri në 2023.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perkeqesohet gjendja e einxhel gjate operacionit i jane vendosur dy vida ne pjesen e berrylit 61f42581a1441
Story i mëparshëm

Përkeqësohet gjendja e Einxhel, gjatë operacionit i janë vendosur dy vida në pjesën e bërrylit

rriten rastet me covid ne shqiperi 1615 te infektuar dhe 5 viktima ne 24 oret e fundit 61f42585e6191
Story i radhës

Rriten rastet me COVID në Shqipëri, 1615 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Të fundit nga

Penalltia nderon Partizanin

Partizani ka mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0 në “Arena e Demave”. Sfida e javës së 34-t në Superiore u vendos nga goli i Kekos. Ky i fundit shënoi nga penalltia që fitoi Kote
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë