Trajneri i Norwich-it “e vulos” të ardhmen e Rashicës

min lexim

Trajneri i Norwich Cityt, Dean Smith ka folur për të ardhmen e Milot Rashicës.

Klubi anglez ra në një rang më të ulët garash dhe pritej që futbollisti kosovar do të largohej prej aty.

Por, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe përfaqësuesi mund të qëndrojë në klubin aktual.

Për këtë siguron edhe trajneri i Norwich-it.

“Nuk e kemi marrë asnjë kërkesë për Milotin. Ai është njëri prej lojtarëve që duam t’i mbajmë këtu.

Natyrisht, të gjithë lojtarët duan të luajnë në top, në nivele të larta .Ishte një sezon i vështirë për Milotin, në vitin e parë të tij në Angli.

Ai e realizoi vetëm një gol. Është diçka që ai dëshiron ta përmirësojë këtë sezon. Miloti është rikthyer këtu dhe e ka një qëndrim të pabesueshëm”, deklaroi fillimisht trajneri Dean.

“Duket se tashmë ai e ka hequr trashësinë në trupin e tij. Ai duket në formë të mirë fizike dhe ka ushtruar mirë. Kështu që nuk kam dyshime rreth gjendjes së tij fizike dhe lidhjes së plotë të tij me Norwichin në Championship”, përfundoi Dean.

Për Rashicën flitej se mund të rikthehet në Gjermani gjatë kësaj vere, por deri tash nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Vushtrriasi ishte transferuar në Norwich nga Werder Bremeni vitin e kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besoni te sinqeriteti i Milo Gjukanoviçit dhe jo te mashtrimet e Edi Ramës!

Story i radhës

​Banka Kombëtare humbje rekord, më e madhja që nga viti 1907

Të fundit nga