Trajneri i Manchester United e poshtëron prapë Cristiano Ronaldon

October 19, 2022
1 minut lexim

Manchester United ka marrë një fitore të vyer kundër Tottenham-it, por rezultati 2-0 nuk i ka gëzuar të gjithë në kampin e kuq. Cristiano Ronaldo u largua drejt dhomave të zhveshjes përpara kohe.

Sulmuesi portugez u la në stol nga Ten Hagu dhe një zgjedhje e tillë nuk i ka pëlqyer aspak.

Por, si për të mos mjaftuar lënia në stol, trajneri holandez injoron për herë të dytë 5 herë fituesin e Topit të Artë. I pyetur pas ndeshjes për largimin e parakohshëm të Ronaldos nga pankina, Ten Hag është shprehur se sot e ka mendjen vetëm te fitorja dhe jo te portugezi.

“Do merrem me të nesër, jo sot. Sot do të jemi duke festuar fitoren“, ka thën Eric Ten Hag.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s nën hetime për një skandal bankar në Letoni

Story i radhës

Ministri i Jashtëm grek, Dendias në Kiev, takon homologun Kuleba/ Takimi ndërpritet nga sirenat për sulm ajror

Të fundit nga

ShkoLartë