Trajneri i Kukësit: Fitoren ia falëm ne

min lexim

Shpëtim Duro ka debutuar me fitore te Egnatia. Një triumf i madh për këtë skuadër që arritën të mundin në transfertë Kukësin me shifrat 0-1. Verilindorët vinin pas një forme të mirë nën drejtimin e Dobit, por tani përballen me vështirësitë. Asgjë e vjedhur nga Egnatia që ka pasur jo pak mundësi për të kaluar në avantazh. Ndeshjen e vendosi autogoli i mbrojtësit Ferreira në minutën e 80.

Laçi ka arritur që të marrë një fitore jetike. Kurbinasit arritën që të fitonin ndaj Kastriotit, një ekip që i ka hapur telashe të gjithëve në Superiore. Goli i vetëm u shënua nga ana e Ujkës, ku pas një skeme nga goditja e këndit, sfera do të përfundonte në cepin e rrjetës. Vendasit e kishin të pamundur për të reaguar, ndërsa kurbinasit marrin tre pikët me shumë vlerë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Dobi: “Sot ndryshoi vetëm një autogol, ky është futboll, i padrejtë. Golin e shënuam vetë në portën tonë, nuk na e shënoi Egnatia.

I thashë djemëve që të mbajnë kokën lart. Erdhën Krishtlindjet para kohe që i dhuruam fitoren Egnatias. Rasti i dyshimtë për penallti në fund? Dora nuk ishte natyrale nga Atanda, ishte penallti.

Megjithatë këto duhet t’i minimizojmë, këto gabime nuk duhet të ndodhin më në të ardhmen. Futbolli është i çmendur, ndonjëherë fiton pa bërë asgjë dhe ndonjëherë humb duke bërë gjithçka”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tina Hetemi: Istogu nuk ka tjetër synim përveç titullit të kampionit 

Story i radhës

Kasami: Do të bëjmë rregullore të veçantë për qentë endacakë

Të fundit nga