trajneri i juventus merr urdhera vetem nga ai 647333c59acb6

Trajneri i Juventus merr urdhëra vetëm nga ai

May 28, 2023
1 minut lexim

E përditshmja italiane “La Repubblica” zbulon se klubi i Juventus do t’i kërkojë trajnerit Massimiliano Allegri të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.

Fakti që bardhezinjtë po mbyllin një tjetër sezon pa asnjë trofe nuk është pritur mirë, ndërkohë që klubi dëshiron të nisë një cikël të ri dhe me trajner të ri.

E ardhmja e bardhezinjve do të planifikohet nga data 5 qershor, kur dhe mbyllet ky sezon për të nisur planet e merkatos së ardhshme.

Gjithsesi, trajneri Allegri nuk ka ndërmend të largohet, teksa në konferencën e fundit për shtyp deklaroi se ka ende edhe dy vite kontratë me Juventus.

Allegri i ka bërë të qartë klubit se për të ardhmen e tij do të vendosë vetëm pasi të ketë biseduar “kokë më kokë” me presidentin John Elkann. Vetëm nëse ky i fundit do t’i kërkojë largimin e parakohshëm, atëherë trajneri do të diskutojë në një tavolinë për mundësinë që ky divorc të ndodhë këtë verë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zgjedhjet ne turkiye cifti i ri voton para kurorezimit 6473338e2e3a2
Story i mëparshëm

Zgjedhjet në Türkiye, çifti i ri voton para kurorëzimit

albanian ict awards shperblen me cmimet e medha inovacionin dhe sipermarrjen e yjeve shqiptare ne teknologji 6473348679c9e
Story i radhës

Albanian ICT Awards shpërblen me çmimet e mëdha inovacionin dhe sipërmarrjen e yjeve shqiptare në teknologji

Të fundit nga

ShkoLartë