Trajneri i Japonisë bën një veprimin mahnitës në “Katar 2022”

December 6, 2022
1 minut lexim

Japonia është eliminuar ditën e djeshme nga Kroacia gjatë goditjeve të penalltive.

Kështu, rrugëtimi i tyre në këtë Kupë Bote përfundoi në fazën e 1/16. Tifozët japonezë dhe lojtarët, kanë qenë në vëmendje të mediave për veprimin që kanë bërë në këtë turne.

Tifozët pas çdo përfundimi të një ndeshje, pastronin shkallët e stadiumit ku ata qëndronin.

Por jo vetëm tifozët, edhe lojtarët bashkë me stafin pastronin në mënyrë perfekte dhomën e zhveshjes duke lënë një rregull të jashtëzakonshëm.

Këtë herë, vëmendjen e mori trajneri i kombëtares së Japonisë, Hajime Moriyasu. Tekniku i Japonisë pas përfundimit të ndeshjes kundër Kroacisë, është përkulur para tifozëve në mënyrën që japonezët e bëjnë, një foto që ka bërë xhiron në të gjitha rrjetet sociale duke i bërë të gjithë ndjekësit e këtij turneu të ndjehen të emocionuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Samiti BE-së në Tiranë, integrimi i rajonit dhe demaskimi Serbisë nga hipokrizia janë mesazhet kryesore të këtij samiti!

Story i radhës

Kabranov: Një pjesë e madhe në VMRO janë pro ndryshimeve kushtetuese, lidershipi i tyre ka ngecur thellë në të kaluarën

Të fundit nga

ShkoLartë