“Nuk është koha që të qeshim me Lukakun”
Thomas Tuchel ka refuzuar të adresojë kritika për sulmuesin e skuadrës së tij, Romelu Lukaku.
‘Blutë’ e Londrës kanë parë më të shtrenjtin e sulmit të tyre teksa ka ngecur me formën e tij së fundmi, derisa në vikend ai regjistroi rekord negativ me vetëm shtatë prekje gjatë gjithë ndeshjes.
I pyetur për këtë rekord negativ dhe formën e Lukaku, trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka thënë se nuk është koha që të qeshin me Lukaku, por përkundrazi duhet ta mbrojnë.
“Nuk është koha që ne të qeshim me të, ai është lojtari ynë dhe duhet ta mbrojmë”, ka thënë Tuchel.
“Çfarë mund të bëj? Nuk e di. Epo, duhet të përballemi me këtë”, shtoi gjermani. “Statistikat janë aty dhe thonë se nuk ishte ndeshja jonë”, shtoi ai.
“Me sulmuesit mund të jetë kështu kur ju mungon vet-besimi”, ishin fjalët e gjermanit.
Romelu Lukaku nuk ka gjetur formën e tij më të mirë te Chelsea. Intervistat e tij për mediat italiane dhe shprehja e dëshirës për t’u kthyer tek Inter sikur ka thelluar edhe më shumë krizën e tij.