trajneri i chelsea kritikon yjet e klubit shpresojme qe te fillojne te shenojne se shpejti 680291f6c87a1

​Trajneri i Chelsea kritikon yjet e klubit: Shpresojmë që të fillojnë të shënojnë së shpejti

April 18, 2025
1 minut lexim

Pavarësisht humbjes ndaj Legia Varshavës, skuadra Chelsea siguroi një vend në mesin e katër skuadrave më të mira në Ligën e Konferencës.

Golin e vetëm për klubin londinez e shënoi Marc Cucurella, por në qendër të vëmendjes është ende mos efikasiteti i sulmuesve.

Nicolas Jackson nuk ka shënuar në 12 ndeshjet e tij të fundit, ndërsa Cole Palmer nuk ka shënuar në 15 ndeshje. Që nga mesi i dhjetorit, Cucurella ka qenë golashënuesi më i mirë i klubit me gjashtë gola.

“Kjo nuk është mirë. Sidomos rastet që humbasim, për fat të keq, janë gola të lehtë. Në pesë minutat e para patëm dy raste të mira. Kjo ndodh. Shpresojmë që Nico dhe Cole të fillojnë të shënojnë së shpejti. Cucurella është ai që shënon dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Na duhet më shumë nga të tjerët”, tha trajneri Enzo Maresca pas ndeshjes si mysafir në Poloni.

Palmer, i cili u emërua lojtari i ri më i mirë i Premier Ligës sezonin e kaluar, mbërriti te Chelsea nga Manchester City për 47 milionë euro.

Ai u largua nga klubi në kërkim të më shumë minutave dhe menjëherë mori një rol të rëndësishëm në mjedisin e ri.

Sezonin e kaluar ai shënoi 25 gola dhe ka regjistruar 15 asistime në 45 paraqitje. Performanca e tij aktuale është më e dobët – në 38 ndeshje këtë sezon, ai ka shënuar 14 herë dhe ka regjistruar tetë asistime. Ai nuk është përfshirë ende në asnjë gol në Ligën e Konferencës.

Në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, Chelsea do të luajë kundër Djurgarden suedez dhe kundërshtarë të mundshëm në finale do të jetë Real Betis ose Fiorentina.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

binance po asiston vende te ndryshme te botes me krijimin e rezervave kripto 6802914324c8e
Story i mëparshëm

Binance po asiston vende të ndryshme të botës me krijimin e rezervave kripto

sedani i ri volkswagen si do te dukej marka evropiane jetta 680293228417e
Story i radhës

Sedani i ri Volkswagen – si do të dukej marka evropiane Jetta?

Të fundit nga

Fiat rikthen një tjetër legjendë!

Pasi u prezantua Fiat Grande Panda, dhe së shpejti edhe SUV Pandissima, u konfirmua një model tjetër të ri nga marka italiane. Fiat Campagnola X mund të shënojë rikthimin e SUV-it legjendar

Lot dhe atmosferë elektrizuese

Lot dhe atmosferë elektrizuese, si e festuan zikaltrit e Interit (4:3 pas vazhdimeve) kualifikimin në finalen e Champions-it! Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë elIminuar Barcelonën me
ShkoLartë