Trajneri i Argjentinës nuk përmbahet dot

min lexim

Mungon shumë pak deri në aktin final të Botërorit të Katarit, i planifikuar për të dielën e 18 dhjetorit në orën 20:00 kur do të dalin në fushë për të luftuar për kupën më të rëndësishme për kombëtaret, Argjentina dhe Franca.

Dy kombëtaret po e përjetojnë prag sfidën në mënyrën e tyre, mes festimeve për arritjen në aktit final të kampionatit, studimit të kundërshtarëve dhe deklaratave tradicionale.

Në Argjentinë, gjithçka rroitullohet rreth Leo Messi, por ka kohë edhe për t’u lënë hapësirë ​​emocioneve të protagonistëve të tjerë të Seleciòn, si trajneri Lionel Scaloni, i cili u prek në disa raste si nga dashuria e marrë dhe nga dashuria e treguar ndaj lojtarëve të tij.

Nëse Argjentina në fund të fundit ka marrë edhe nofkën “Scaloneta”, do të ketë një arsye të fortë, duke qenë se ajo e merr shkas nga Lionel Scaloni, trajneri që arriti të mbajë Messi-n në kombëtare dhe t’i japë çelësat e një grupi ku ai është pika absolute e referimit.

Dhe nuk është rastësi që Scaloni është një nga trajnerët më të dashur dhe më të pëlqyer në atdhe nga të gjithë tifozët, i vetëdijshëm për punën që ka bërë kohët e fundit.

Kështu, duke e parë të përlotur, të prekur sa herë që del para kamerave, shpalosi edhe një herë admirimin dhe afeksionin ndaj skuadrës në kuadër të finales. Momente të pastra emocioni në çdo lidhje televizive, mbi të gjitha në kujtimin e angazhimit të bërë nga lojtarët.

Scaloni nuk i mban dot lotët. “Nuk ka fjalë të tjera, unë kam folur tashmë me lojtarët. Mendoj se çdo argjentinas do të thoshte të njëjtën gjë: ata më mallëngjyen… Ata dhanë gjithçka, sinqerisht..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Monika Lubonja ironizon Bora Zemanin: ‘4 muaj nuk the një mendim tëndin’

Story i radhës

Zjarr në komisariatin e Elbasanit, një person i vë flakën me benzinë

Të fundit nga