Trajneri Deschamps “përjashton” dy kampionë bote

May 19, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar formacionet për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës, Kroacisë dhe Austrisë. Kjo është lista e plotë e “Bluve”, që sheh thirrjen e parë të mesfushorit që i skadon kontrata me Olympique Marseille, Boubacar Kamara:

Nga ana tjetër, jashtë kanë mbetur dy emra të mëdhenj të kombëtares transalpine, kampionë bote më 2018; Paul Pogba dhe Oliver Giroud. I pari ka luajtur pak te Manchester United, ndërkohë që duket i përfshirë ethshëm në merkato, pasi i skadon kontrata në “Old Trafford”. Emri i tij po lakohet shumë te dy klube, PSG dhe Juventusi për vijimin e karrierës.

Sa i takon Giroud, ai ka zhvilluar një sezon mbresëlënës me kuqezinjtë në Serie A, mund të shpallet kampion i Italisë këtë të diel, por nuk është në planet e trajnerit Deschamps. Edhe pse nuk ka një “lamtumirë” zyrtare nga kombëtarja për sulmuesin veteran, duket se rikthimi i Karim Benzema e ka bërë të padobishëm më për “gjelat”.

Ja lista e plotë e kombëtares francize për tri ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në qershor:

Portierë: Areola, Lloris, Maignan.

Mbrojtës: Clauss, Digne, L. Hernandez, T. Hernandez, Kimpembe, Koundé, Pavard, Saliba, Varane.

Mesfushorë: Guendouzi, B. Kamara, Kanté, Rabiot, Tchouameni.

Sulmues: Ben Yedder, Benzema, Coman, Diaby, Griezmann, Mbappé, Nkunku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parlamenti Europian voton me 508 vota pro, 56 kundër dhe 35 abstenim rezolutën për Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

PDK-ja dhe “Qeveria në Hije” me ujqit e vjetër nuk ka asfarë ardhmërie

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë