Trajneri Bulku fton 24 lojtarë për miqësoret ndaj Kosovës

min lexim

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zbresë në fushë nga kjo e enjte, për të nisur nga përgatitjet për dy sfidat miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës.

Ekipi i drejtuar nga Ervin Bulku do të nisë grumbullimin nesër në kompleksin “Tropikal” në Durrës për këto dy ndeshje që do të luhen në stadiumin e ri në Kukës, “Kukës Arena” në datat 21 dhe 23 qershor, të dyja në orën 17:30.

Kësisoj, trajneri Bulku ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për këto miqësore të vlefshme për ekipin U-17, duke thirrur 24 futbollistë në total, që aktivizohen jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe atë të huaj.

Image

Lista

14 prej tyre luajnë në kampionatin vendas me ekipet e moshave, ndërsa pjesa tjetër janë pjesë e klubeve të huaja si Crystal Palace, Olympiakos, Zulte Waregem, Sudtirol etj.

Këto janë dy teste mjaft të vlefshme për kuqezinjtë e ekipit U-17 si dhe për stafin kuqezi të Kombëtares U-17 për të vlerësuar nga afër dhe për të spikatur elementët më të mirë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2022/2023 për këtë grupmoshë, ku horti e ka vendosur ekipin e Bulkut në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.

Shqipëria U-17 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime e ndeshje miqësore që nga fillimi i vitit, teksa së fundmi shkëlqeu në turneun “UEFA Develompent” që u zhvillua në vendin tonë në muajin prill, duke siguruar vendin e parë në grup me 9 pikë të plota.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritni volumin e flokëve me këtë truk

Story i radhës

Xhevat Kurti tregon për përparësitë e Dritës së Gjilanit në Finlandë  

Të fundit nga