Trajkovski: Marketeve të mëdha dhe tregtarëve nuk iu intereson dënimi, iu dhemb mbyllja dhe marrja e mallit

November 1, 2024
1 minut lexim


Drejtori në largim i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në Daily Click në TV21 tha se dënimet për shkelje të ligjit për tregtarët janë të vogla. Ai theksoi se marketet e mëdha dhe tregtarët me shumicë më së shumti kanë frikë nga vendimet për mbyllje të objektit dhe biznesit dhe nga konfiskimi i mallit.

“Unë e kam parë efektin. Për shembull, te zinxhirët e mëdha të marketeve, nuk iu intereson dënimi, iu dhemb mbyllja, atëherë ata ndjejnë frikë dhe i respektojnë vendimet. E dini se në vitin 2023 kemi hyrë edhe në “Kvantashki” ku kemi marrë mall. Dënimet për ata janë të vogla, por iu dhemb marrja e mallit”, shtoi Trajkovski.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Korridori 8 Hekurudha! LSDM: VMRO do të ndërtojë hekurudhën sipas të njejtit projekt

Story i radhës

A do të rikthehen deputetët e PD-së në Parlament? Socialistët votojnë për vendimin e Kushtetueses për rregulloren, rrëzohen masat ndëshkimore 30-60 ditë

Të fundit nga

ShkoLartë