Tragjike! Rrëzohet aeroplani me turistë, vdesin të gjithë pasagjerët

Pesë turistë dhe dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën të premten, kur aeroplani me të cilin po fluturonin u rrëzua gjatë shikimit të vijave të famshme të Nazca-s në Peru, njoftoi Ministria e Transportit.

Aeroplani i tipit “Cessena 207”, që i përkiste kompanisë turistike “Aerosantos”, u rrëzua pak kohë pas ngritjes nga aeroporti i vogël “Maria Reiche” në Nazca rreth mesditës, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në këtë aksident nuk pati të mbijetuar. Të gjithë shtatë personat që ndodheshin në aeroplanin e vogël vdiqën. Një burim diplomatik i tha agjencisë “AFP” se në mesin e dy viktimave janë dy turistë nga Kili.

Dhjetëra aeroplanë operojnë nga fusha aeroporti “Maria Reiche”, që transportojnë turistë, kryesisht të huaj, për t’i parë nga qielli vijat Nazca, që janë trashëgimi nën mbrojtje të UNESCO-s.

Në tetor të vitit 2010, katër turistë britanikë dhe dy anëtarë peruanë të ekuipazhit vdiqën, kur një aeroplan ishte rrëzuar mbi vijat e famshme.

Sipas UNESCO-s, këto vija janë bërë mes viteve 500 para Lindjes së Krishtit dhe 500 të Erës Sonë dhe me to paraqiten kafshë, bimë, qenie të imagjinuara dhe figura gjeometrike të gjata disa kilometra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ku mbetet e drejta e fjalës, liria dhe demokracia në shoqërin tonë?

Story i radhës

Befason moderatorja shqiptare: Kam falur tradhtinë, për hir të…

Të fundit nga