Aventura e 2 të rinjve ka përfunduar në tragjedi në llixhat e Elbasanit, ku ka humbur jetën 34-vjeçari i identifikuar si Alban Pashollari.
Ai së bashku me mikun e tij po lëviznin me një mjet, të cilin e parkuan në rrugë dhe rreth orës 22:00 shkuan pranë hotelit ku qëndrojnë personat që kanë nevojë për ujërat termale.
Ndonëse biznesi ishte i mbyllur, dy djemtë zgjodhën të qëndronin jashtë. Ata hapën rubinetin vetë për të mbushur pishinat e jashtme.
Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.