Tragjedia në Rashçe/ Politika në një zë – ngushëllime familjes dhe durim për të përballuar këtë tragjedi!

January 3, 2025
min lexim

Sarajin e ka pllakosur heshtja dhe dhimbja për shkak të fatkeqësisë që I ndodhi Familjes Arsllani nga Gërçeci i kësaj Komune.

“Këto raste janë ato që na bëjnë bashkë dhe na bëjnë të kuptojmë se në asnjë moment dhe në asnjë formë, nuk mund të ikim nga caktimi i Zotit. Jemi me ju dhe pranë jush” – thuhet në ngushëllimet që vijnë nga kreu I Komunës së Sarajit, Ilas Veseli.

Mesazhet e ngushëllimit dhe mbështetja për familjen Arsllani mbërrinë edhe nga ish-kreu I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

“Në këto momente të vështiria gjendemi pranë jush më shumë se kurrë me lutje dhe dua, dhe shpresojmë që kujtimet e bukura për ta t’ju sjellin ngushëllim në këto ditë të errëta” – shkruan Bexheti në Facebook.

Ky aksident ka lënë pas një boshllëk të madh në jetët e atyre që humbën të dashurit e tyre, duke tronditur të gjithë vendin – shpreh ngushëllimi Kryeparlamentari, Afrim Gashi.

“Në mes të kësaj tragjedie, lajmi se vogëlushi 4-vjeçar ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë ofron një ngushëllim të vogël për të gjithë ata që presin lajme të mira” – shkruan Gashi në Facebook.

Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për aksidentin e rëndë në rrugën Rashçe-Saraj. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe na ka lënë me zemra të thyera – thuhet në mesazhin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Lutemi që engjëlli i vogël i shpëtuar të rritet me forcën e kujtimeve të bukura për familjen e tij. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre dhe ua lehtësoftë dhimbjen të afërmve” – shkruan Ali Ahmeti nëpër rrjetet sociale.

Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që po e bashkëndjejmë sonte me familjarët e viktimave – shkruan Zv/Kryeministri, Izet Mexhiti.

“Jetë të pafajshme u shuan. Lutemi që kjo dhimbje e thellë të jetë me një fije shprese për shpëtimin e fëmijës së vogël pesëvjeçar.Faleminderit popullatës lokale dhe zyrtarëve që me përkushtimin e tyre luftuan minutë pas minute për të gjetur sa më shpejt bashkëqytetarët tanë” – shkruan Mexhiti në Facebook.

Me shumë dhimbje kemi ndjekur përpjekjet e njësive të kërkim-shpëtimit, të cilët arritën të shpëtojnë fëmijën 4 vjeçar dhe vazhdojnë edhe në këto orë të vështira të kërkojnë pjesëtarin e pestë të familjes – thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Ziadin Selës.

“Ngushëllime dhe forcë e durim për të gjithë familjarët, miqtë e të afërmit e familjes që sonte në mënyrë tragjike humbën jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Rashçe-Saraj” – shkruan Sela.

Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur edhe nga kreu I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Jemi të tronditur nga tragjedia që ndodhi sot në rrugën Rashçe-Saraj, ku vetura përfundoj në ujrat e Vardarit. Në këto momente jemi pranë familjes, miqve dhe dashamirëve. Lusim Zotin e Madh që viktimat t’i bëj banorë të xhenetit!” – shkruan Kasami.

Ndryshe, lajmi për tragjedinë e Familjes Arsllani nga Gërçeci, ka tronditur gjithë vendin. Nëpër rrjete sociale qytetarët shprehin ngushëllime me mesazhe për durim dhe lutje që Zoti familjes t’u dhurojë forcë për të përballuar këtë dhimbje. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Повеќе од 12 и пол милион евра, видеолотарија им исплати на играчите на ВЛТ во 2024

Story i radhës

Mickoski: Po e rrumbullakojmë premtimin për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë